Turistët dhe parizienët munden tashmë të admirojnë përsëri pamjen e kryeqytetit nga Kulla Eiffel tre muaj pas mbylljes prej koronavirusit – por vetëm nëse ngjiten nga shkallët.
Monumenti më i famshëm i kryeqytetit francez u rihap sot për vizitorët nuk do të mund të përdorin ashensorët para 1 korrikut, për të siguruar distancën mes njerëzve dhe kufizimin e infeksionit.
Pika më e lartë e kullës do të mbetet gjithashtu e mbyllur për momentin.
Simboli kombëtar francez i rreth 10,100-ton metali vjen pas mbylljes më të gjatë që prej Luftës së Dytë Botërore ndërsa fillimisht do të ketë vizitorë të kufizuar dhe maska të detyrueshme për të gjithë ata mbi 11 vjeç, thuhet në faqen e internetit të Kullës Eiffel.
Franca ka nisur një hapje të kujdesshme ndaj turizmit pas mbylljes së koronavirusit.
Sot gazetarë nga e gjithë bota ruajtën momentin e hyrjes së rreth 50 vizitorëve të parë, kryesisht francezë, që nisën ngjitjen e shkallëve.
Turistët kishin mundësinë të prenotonin biletat e tyre që prej 18, sipas faqes së internetit të operatorit.
“Për të siguruar që vizitorët që ngjiten ose zbresin të mos takohen, ngjitjet do të kryhen nga këmba e Lindjes kurse zbritjet nga ajo e Perëndimit”, thuhej në njoftim.
Monumenti i kompletuar në 1889, pret rreth shtatë milionë vizitorë çdo vit, tre të katërtat nga jashtë vendit.