Enj, Dhj 5, 2024
Banner Top
Banner Top
Parkinsoni mund të ketë trajtim të thjeshtë

Studimi i ri ka gjetur se sëmundja e Parkinsonit mund të ketë lidhje me bakteret në zorrë, duke sugjeruar se trajtimi i saj  mund të jetë i thjeshtë.

Sëmundja e Parkinsonit është çrregullim neuro-degjenerativ që çon në simptome me progres të ngadaltë, si ngurtësim të gjymtyrëve, destabilizm të qëndrimit, lëvizje të vonuara, probleme me shëndetin mendor dhe probleme me aftësitë njohëse të trurit, ka shkruar VICE.

Sipas studimit të ri, disa mikrobe që gjenden në zorrë, që janë të pranishme tek pacientët me Parkinson, janë të lidhura me mungesë të riboflavinës, e cila njihet si vitamina B2 dhe biotinës, e cila njihet si vitamina B7.

Prandaj në këtë studim është sugjeruar se suplementet me vitaminë B mund të jenë trajtim për sëmundjen në fjalë.

“Suplementet me riboflavinë dhe biotinë mund të jenë të mira kur bëhet fjalë për sëmundjen e Parkinsonit, ku disbalancimi i mikrobeve të zorrëve luan rol të rëndësishëm”, ka thënë autori i studimit Hiroshi Nishiwaki, nga Universiteti i Nagoyas në Japoni.

Këto gjetje nuk kanë sugjeruar vetëm opsione për trajtim. Ato gjithashtu kanë vënë dritë mbi progresin e sëmundjes, duke bërë të ditur se mungesa e vitaminës B lidhet edhe me zinxhirë të shkurtër të acideve yndyrore (SCFA) si dhe polyamineve, të cilat janë molekukala që ndihmojnë funksionimin e barrierave.

Siç ka thënë Nishiwaku, mungesa e këtyre elementeve mund të çojë në dobësim të shtresave të mukozës së zorrëve dhe mund të nxisë inflamacion afatgjatë në tru.

Ai ka theksuar se sumplementet me riboflavinë dhe biotinë mund të jenë premtuese si terapi potenciale për parandalimin e simptomave dhe ngadalësimin e progresit të sëmundjes.

“Duke përdorur këto gjetje, ne do të mund të identifikojmë individë që kanë mungesa të disa vlerave ushqyese specifike dhe të marrin suplemente me riboflavinë e biotinë duke krijuar kështu një trajtim protencial efektiv”, ka thënë ndër të tjera Nishiwaki

Youtube

Arkiva

Kategoritë