Para objektit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës është protestuar kundër ngacmimeve ndaj punëtorëve të ASK-së gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë.
Para objektit të kësaj agjencie, përfaqësues të organizatës “Fourth Wave” kanë kërkuar siguri për punëtorët e ASK-së.
Ata mbajtën në dorë disa pankarta.
“Kam shkuar për regjistrim, jam përballur me intimidim”, “Siguria është detyrë e shtetit” – ishte përmbajtja e këtyre pankartave.
Ata kanë thënë se gratë regjistruese kanë lajmëruar organizatën dhe kanë thënë se gjatë regjistrimit janë përballuar me intimidim dhe ngacmim.
Nerimane Ferizi nga kjo organizatë tha se gjatë këtij procesi kanë pranuar tri raste të ngacmimit në terren gjatë regjistrimit te popullsisë, për të cilat tha se nuk i kanë raportuar rastet në polici, siç raporton EO.
Ferizi tha se e shohin shqetësuese përgjigjen e u.d drejtorit për këto raste ku në rast ngacmimi “ato mund të marrin me vete vëllain, ose dikë tjetër me vete”.