Gatuar nga: Edona Mulaj
Këshilla dhe Receta për Bebe dhe Fëmijë
Alba Receta
Dëshironi një shujtë të shëndetshme dhe plotë shije? Por nuk keni shumë kohë.
Kjo recetë i plotëson të gjitha këto kritere
Çka iu nevojitet?
4 grusht spinaq,
2 lugë vaj ulliri,
djathë mozarella,
3 qepë të njoma,
djathë feta
1 thelpinj hudhër
4-5 vezë
PERGATITJA:
Spinaqin e skuqim pak me vaj sapo të “mblidhet” pastaj e kulloni .
E vendosim në tavë të lyer me pak gjalpë pastaj hedhim djathin, qepën e njomë dhe vezët e rrahura me kripe, piper të zi dhe me pak qumësht e hedhim te spinaqi, e mbulojmë me djathë kaçkavall të kaluar në rende ose djathë feta..
Lëreni në furrë rreth 20-30 min në 200 gradë… Pjekjen e shihni me sy.
Ju bëftë mirë. /Familja Jonë