Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi ka njoftuar se nxënësja e larguar nga shkolla në Pejë për shkak të mbulesës do t’i kthehet sot mësimit.
Lajmin ai e bëri të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Pas njoftimit të prindit të nxënëses A.D., duke më dhanë lajmin e shumëpritur, konfirmimi përkatës më erdhi gjithashtu edhe nga drejtoria e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë se, nxënësja e larguar nga shkolla për shkak të mbulesës më 2 Shtator, do të kthehet sot në bankën e saj për të vijuar mësimin e rregullt. Kjo nxënëse do të jetë e para në historinë e këtij gjimnazi (nga pas lufta) që lejohet të mbajë mbulesën. Le të jetë ky rasti i fundit i largimit të vajzave tona nga shkolla për shkak të mbulesës”.
“Pas ndërhyrjes mbështetëse që ka bërë Ministria e Arsimit për kthimin e kësaj nxënëseje në shkollë me mbulesë, duke qene edhe vet institucioni i bindur se nje ndalesë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, Ligjin per Arsim dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nuk ka më asnjë kuptim që të vazhdojë ndalesa për “Bartjen e Uniformës Fetare” në shkollat e mesme, e paraparë në Udhëzimin Administrativ”, shkroi ai