Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
“Nuk kemi pasur dëshmi që 26 vjeçari vuante nga ndonjë sëmundje”

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me sekretarin e përhershëm, Naim Bardiqin, kanë mbajtur sot një konferencë për media ku kanë pranuar pyetje rreth vdekjes tragjike të 26 vjeçarit nga Gjilani në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Sekretari Bardiqi ka bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë dokumentacion me të cilin do të vërtetohej ndonjë sëmundje paraprake.

“Është një procedurë standarde administrative e cila aplikohet për t’i liruar persona me sëmundje kronike. Kur konstatohet se kemi të bëjmë me një sëmundje – me rekomandimin e IKSHPK-së – MSH nxjerr vendim”.

“Nuk kemi pasur asnjë dokument që do të vërtetonte ndonjë sëmundje të tij”.

Ministri Vitia, ka thënë që nga nata e mbrëmshme kur e ka kuptuar për vdekjen e 26 vjeçarit është duke menduar për dorëheqje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë