INKUBACIONI
Vlerësimet aktuale të periudhës së inkubacionit të virusit shkojnë nga 2-10 ditë. CDC beson që periudha e inkubacionit COVID-19 mund të zgjatës prej 2 deri më 14 ditë pas ekspozimit. Këto vlerësime do të përditësohen pasi të jenë të disponueshme më shumë të dhëna.
BURIMI I VIRUSIT
Ekzistojnë dyshime se edhe Coronavirusi i ri COVID-19 ka origjinën nga lakuriqët (rezervuar) ose gjarpërinjtë, dhe është transmetuar tek njerëzit përmes një kafshe ndërmjetëse. Edhe Sindroma e Rëndë Akute e Frymëmarrjes (SARS) dhe Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (MERS) shkaktohen nga Coronaviruse që kanë prejardhje nga kafshët. Besohet se për të dy Coronaviruset nikoqir ishin lakuriqët,
PËRHAPJA E VIRUSIT
Në fillim, shumica e pacientëve në epideminë me COVID-19 kishin punuar ose frekuentuar një treg të madh të produkteve të detit dhe kafshëve të gjalla në Wuhan, Kinë. Kjo sugjeron në përhapjen e infeksionit nga kafshët te njeriu. Më vonë, rritja e numrit të pacientëve nuk lidhet me ekspozimin e tyre në tregjet e kafshëve, duke sugjeruar në përhapjen e sëmundjes nga personi në person. Janë regjistruar edhe raste të punëtorëve shëndetësor të infektuar.
Rruga kryesore e përhapjes, bazuar në të dhënat e disponueshme aktualisht janë pikëzat (spërklat) e pështymës dhe pikëzat e shpërndara në ajër dhe në sipërfaqe nga teshtima dhe kollitja e personave me koronavirusin e ri COVID-19. OBSH është në dijeni të përhapjes së mundshme të COVID-19 nga personat e infektuar para se të shfaqin simptoma. Histori të detajuara të ekspozimit po merren për të kuptuar më mirë fazën para-klinike të infeksionit dhe se si përhapja mund të ketë ndodhur në këto pak raste. Infeksioni asimptomatik mund të jetë i rrallë, dhe përhapja nga një person asimptomatik është shumë e rrallë me Coronaviruset e tjerë, siç kemi parë me MERS-CoV. Kështu që, përhapja nga rastet asimptomatike ka të ngjarë të mos jetë një rruga kryesore e përhapjes. Personat që janë simptomatikë përhapin virusin më lehtë përmes kollitjes dhe teshtitjes.
PASQYRA KLINIKE
Pacientët me infeksion COVID-19, paraqesin një gamë të gjerë simptomash. Shumica duket se kanë sëmundje të lehtë, dhe rreth 20% e rasteve përparojnë në sëmundje të rënda, përfshirë pneumoni, insuficiencë respiratore dhe në disa raste përfundojnë me vdekje.
Sëmundja në fillim manifestohet me ethe, kollë të thatë, mialgji ose lodhje dhe vështirësi në frymëmarrje. Disa pacientë kishin shenja dhe simptoma të dukshme të traktit të sipërm respirator (p.sh. rhinorrhoea, teshtitje ose dhimbje të fytit), që tregon se qelizat e synuara mund të jenë të vendosura në rrugët e poshtme ajrore. Në raste të rënda virusi shkakton pneumoni të rëndë por edhe dështim të funksionit të organeve tjera (insuficiencë renale). Pacientët COVID-19 rrallë zhvillojnë shenja dhe simptoma të zorrëve p.sh. diarre ( tek MERS-CoV ose SARS-CoV rreth 20-25% e pacientëve kishin diarre).
Rimëkëmbja do të varet kryesisht nga gjendja e sistemit të tyre imunitar. Për shumicën e të vdekurve tashmë dihet që kanë vuajtur nga ndonjë sëmundje kronike (SKV, HTA, diabet) apo imunitet te komprometuar.
MASAT MBROJTËSE
1. Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes.
2. Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.
3. Shmangia e prekjes së fytyrës dhe mbulimi i gojës dhe hundës me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave.
4. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit.
5. Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
6. Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.
7. Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore.
8. Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.
9. IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt Kinës, nëse nuk e kanë të domosdoshme. /Familja Jone