Fëmijët dëgjonin britmat e nënave
N.L 34 nga rrethi i Prizrenit
Nuk mundem tërësisht të tregoi se çfarë ka ndodhur atë ditë kur na kanë dëbuar për ne¨Shqipëri. Burrat vërtet i kishim në front dhe vetëm ne femrat,m ishim në fshat. Kur kanë filluar të na granatojnë, i kemi marrë vetëm fëmijët dhe kemi qenë të detyruara ta shfrytëzojmë vetëm korridorin që na drejtonte për kufirin e Shqipërisë. Na kanë detyruar të ecim këmbë në drejtim të Zhurit dhe kemi ecur derisa ka filluar të errësohet. Një grup policësh serbë na kanë pritur në hyrje të Zhurit dhe fillimisht na kanë ulur në baltë. Për të na i marrë shënimet e para për gjendjen tonë dhe për rrugën ku ishim nisur.
Ata e dinin se nee vinim nga një fshat i Prizrenit, sepse komunikonin me paramilitarët e atjeshëm përmes radio-lidhjeve lokale. Na kanë the¨në pastaj se duhej tëktheheshim patjetër në një fshat të afërt nga vendi ku ishim, sepse, nata nuk ishte e sigurt për udhëtim. Ishim qindra femra, në mesin tonë kishet edhe plaka, gra, nuse, vajza por edhe të mitura. Një plakë, e cila nuk mundi të ecte më tej, e vranë aty për aty dhe të tjerave, na e bënë të ditur se kushdo që mund të ndihet e lodhur dhe mbetet në rrugë, do të vritet.
Kemi udhëtuar edhe disa orë të tëra, nën përcjelljen e policisë dhe paramilitarëve bashkë, derisa na kanë dërguar diku shumë më larg se që na premtuan. Na kanë vendosur nëpër shtëpi të zbrazëta dhe na kanë renditur si kanë dashur vetë. Në dhomën timei kanë futur tri vajza dhe dy gra të reja, të cilat kishin në duar fëmijë, të cilët qanin pa rreshtur. Pastaj, nuk kanë lejuar që ne të gjitha të flenim në atë dhomë, me pretekst se do ta kishim ngushtë. Ishim shumë të lodhura, por nuk flinim, sepse paramilitarët dhe policët pinin alkool dhe këndonin këngën çetnike. Nuk ka vonuar shumë dhe janë futur në dhomat tona. I kanë marrë dy vajza dhe i kanë futur në një dhomë, ndërsa njëren nga gratë e reja në banjë.
Të gjitha kemi dëgjuar britmat e femrave. Kundërshtimet janë përshkruar me brutalitetin paramilitarë mbi viktimat. E kemi ditur se4 çfarë po ndodh dhe të gtjiha kemi qenë dakord që të vriteshim menjëherë për ta ruajtur nderin. I kanë dhunuar për disa orë rersht, pastaj, janë ndërruar me të tjerët dhe më vjen rëndë ta shpjegoj tërë gjendjen dhe ta përkujtoj rastin. E gjtiha më duket një ëdnërr. Ne kemi heshutr, ndërsa fëmijët s’ndaleshin duke qarë. Një tjetër fëmijë që e kemi patur aty me vete ishte strukur, sepse, dinte të frikësohej. Më dhimbsen fëmijët që kanë patur rast të kalojnë nëpër gjendje të tilla, duke dëgjuar britmat e nënave apo të motrave.
Pastaj, na kanë marrë edhe neve, fillon të qajë gruaja e dhunuar dhe për shumë momente ndërpret rëffimi. “Po e shihni vjehrrin tim, është i sëmurë rëndë prej kur ka dëgjuar krimin mbi mua, ndërsa, një plakë, të cilës i është dhunuar shumë brutalisht, vajza, është çmendur dhe ja ku ëhstë në tendën pranë nesh. Nuk besoj se mund të flitni em të. Mua, më kanë detyruar të futem në një dhomë, ku një polic i uniformuar po e dhunonte një vajzë. Tmerr më dukej skena. Serbi, as që më ka urdhëruar të zhvishem. Ai përnjëherë ka nxjerrë bajonetën dhe mi ka prerë të gjtiha rrobat e veshura. E kam kundërshtuar me tërë forcën dhe i kam britur të më vriste. Ata nuk më vranë, sepse, qëllimi i tyre ishte që ne të traumatizoheshim. Njëri prej tyre fliste të madhe dhe thoshet po më kujtohet Bosnja, por këtu duket edhe më mirë. Na kanë mbajtur deri në mëngjes dhe të pakta janë atofemra, të cilat nuk jane¨dhunuar,. Nuk kemi patur çfarë të fshemim e as çfarë të shpjegojmë. Disi, çdonjëra, shumë spontanisht, e di se po përpiqet ta minimizojë rastin, duke paraqitur sikur ka shpëtuar e paprekur.
E di se nuk është ashtu, sepse, kam qenë pjesëmarrëse okulare e dhunimeve, por edje e dhunuar. Nuk besoj se jemi turpëruar, kjo ka ndoshur jashtë dëshirës sonë, kjo ka ndodhur në momentin kur plumbin e kemi kërkuar më shumë se shpe¨timin. Nuk flasin me askë. Na kanë ardhur italianet dhe na kanë pyetur se çfarë kemi përjetuar, asnjëra nuk tregon asgjë, sepse mendojnë që do të pasojë shkurprëzimi, ndëra asnjëra prej nesh, nuk dime ku I kemi burrat dhe a kanë shpëtuar, apo kanë vekur në luftë.Kemi ardhur në këmbë në Shqipëri pas katër ditësh udhëtimi, duke na transferuar fshat më fshat, me nga një grime bukë që na e jepnin çdo mëngjes. Jetojmë shumë të brengosura dhe nuk mund të takohem me bashkëshortin”.