Një vit pandemi, një vit vuajtje, gëzim e shpresë. 12-mujor plot sakrifica, që jo të gjithë do të mendonin se do t’i përjetonin e kalonin. Lajmet për vdekjet e të infektuarit nga COVID-19 jepeshin kudo nëpër lajme dhe vështirë gjerbeshin me kafe së bashku me hallet e tjera.
Situata e vështirë pandemike nënkuptonte punë të vazhdueshme nga i gjithë stafi shëndetësor. Në mes të kësaj gjendje të jashtëzakonshme, ata u renditën të parët për parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit.
“Të motivuar dhe jo të dorëzuar”, sic duket kjo ishte motoja që i vendosi të gjithë ata në ballë të kësaj situate.
Secili nga ta ka se cfarë të thotë për këtë periudhë. Shumë emocione të përziera, por të menaxhuara mirë nga përvoja dhe profesionalizmi që ata mbajnë mbi supe.
Infektologë, pulmologë dhe mikrobiologë të ndryshëm, enkas për produksionin Familja Jonë, i kanë përmbledhur me pak fjalë sfidat dhe përjetimet e këtij 12-mujori pandemi.
Më poshtë gjeni rrëfimet e disa prej tyre për peripecitë e vazhdueshme, e aspak të lehta, që ata kaluan.