Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Një pikë gjaku mund të tregojë gjithçka  për shëndetin tuaj

Çdo ditë e më shumë shkencëtarët po eksperimentojnë ta bëjnë sa më të lehtë diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme, në mënyrë sa më të thjeshtë, e laboratori është një sektor shumë i rëndësishëm në mjekësi, sa i përket parandalimit dhe diagnostikimit të sëmundjeve.

Mjekësia laboratorike nuk është thjesht receta që i vjen mjekut. Tashmë mjekësia laboratorike është prevenim, pra, do të thotë që sipas një pakete të përcaktuar, me disa analiza të përcaktuara, të cilat pasqyrojnë organet më kryesore të njeriut, bëhet një paketë, e cila çdo vit, çdo gjashtë muaj ose çdo tre muaj, në bazë të mjekut të familjes apo në bazë të protokollit të sigurimit shëndetësor që ai ka, vjen dhe e kryen pranë laboratorit sipas periodizimit. Dhe në momentin që laboratori detekton problematika, pra, ulje-ngritje të vlerave që nuk përkojnë me normat dhe me vlerat biologjike, atëherë ne sigurisht që ndërhyjmë. Mjeku i laboratorit me konsultën e tij, e drejton pacientin se te cili mjek specialist duhet që të paraqitet, si edhe për të ripërsëritur analiza të cilat nuk mund të jenë të përshtatshme për të.

Mjekësia laboratorike është një nga ato disiplina, të cilat, pavarësisht jo shumë në dukje, por jep gati 80% të rezultateve për vënien e një diagnoze apo për ndjekjen e një diagnoze të një pacienti, me të cilën ne përballemi çdo ditë. Klinicisti apo mjeku specialist është ai, i cili nëpërmjet analizave laboratorike dhe sigurisht atyre imazherike, mund të japë drejtim për patologjinë me të cilën pacienti vuan, dyshon apo simptomën me të cilën ai ka shkuar drejt mjekut specialist.

Dhe sigurisht, laboratori këtu, në këtë mes, është shumë i rëndësishëm.

Laboratori ka shumë rëndësi, duke nisur që nga faza e marrjes së materialit të analizës, në implementimin e tij dhe deri në daljen e rezultatit. Dhe sigurisht, i gjithë rrugëtimi duhet të jetë totalisht i monitoruar dhe i diktuar sipas protokolleve të mjekut të laboratorit, i cili në bazë të standardeve botërore dhe evropiane, tashmë të vendosura, të ditura shumë mirë se cilat janë këto standarde, por që duhen implementuar. 

Është shumë e thjeshtë që të lexosh, të fotokopjosh dhe të vendosësh vulën. Por nuk është aspak e lehtë që të impelmentosh standardin e laboratorit. Përveç që është kosto, kërkon një personel të specializuar mjekësorë dhe teknik të laboratorit.

Pacienti fillimisht duhet të ndjejë sigurinë kur shkon në një laboratorë, që gjaku i tij po shkon në duar të sigurta, tek profesionistë, në makineri të avancuara, në kusht të duhura dhe mbi të gjitha që lexohet nga personel profesionistë.

Më e mira është kur laboratori përveç gamës së gjerë të analizave afron edhe shërbim mjekësorë të fushave elementare.


Fatmirësisht tash e disa muaj këtë vend që na mundëson marrjen e të gjitha këtyre shërbimeve ose nevojave e kemi edhe në Prishtinë. Është laboratori “Olive”, laboratorë ky i specializuar në : Biokimi, Mikrobiologji, Imunologji, Hematologji, Gjenetikë, me shërbime specialistike  në: Endrokrinologji, Kardiologji, Reumatologji, Mjekësi familjare, Radiologji(ultrazë.



Në laboratorin “Olive” po ashtu bëjnë ECHO (Karotideve, Tiroideve, Aksillarëve, Gjinjëve, Abdomenit), si dhe DOPPLER (Arterial i eks. Sipërme, Arterial i eks. Të poshtme, Venoz i eks. Sipërme, Venoz i eks . e poshtme). /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë