Dren Kukaj drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë në murin e tij në Facebook ka thënë që të gjitha borxhet e akumuluara nga organizatat që përfaqësojnë personat me nevoja të veçanta do të FALEN. Po ashtu shfrytëzimi i mëtutjeshëm të jetë PA PAGESË.
“Para disa jave ishim në vizitë pranë Shoqatës së Shurdhëve në Prishtinë dhe një prej problemeve kryesore të kësaj organizate ishte një borxh prej më shumë se 11 mijë eurove ndaj NPB-së. Ky borxh ishte akumuluar përgjatë viteve për shkak të shfrytëzimit të lokalit. Nga ky rast edhe morëm shkas që ta trajtojmë këtë çështje në mbledhje të aksionarëve në NPB. Ne vendosëm që të gjitha borxhet e akumuluara nga organizatat që përfaqësojnë personat me nevoja të veçanta do të FALEN. Po ashtu shfrytëzimi i mëtutjeshëm të jetë PA PAGESË.”
Në saje të këtij vendimi do mundohemi të sistemojnë edhe një numër të organizatave tjera që përfaqësojnë këtë komunitet.