Mënyrë e shkëlqyer për të përballuar nervozizmin dhe për të relaksuar muskujt tuaj
Mund të tingëllojë e çuditshme, por ndonjëherë duhet të mësoni se si të relaksoheni. Dhe një mënyrë e shkëlqyer është joga relaksuese që do të reduktojë ose neutralizojë stresin.
Ju prezantojmë një program që zgjat gjysmë ore dhe pas këtyre ushtrimeve do të rilindni.
Binduni vetë! – transmeton Telegrafi.
Kur muskujt janë të tendosur dhe të tensionuar për periudha të gjata kohore, kjo mund të shkaktojë reaksione të tjera të trupit dhe madje të promovojë çrregullime të lidhura me stresin.
Teknikat e relaksimit dhe aktivitetet tjera lehtësuese të stresit zvogëlojnë në mënyrë efektive tensionin e muskujve, ulin incidencën e disa çrregullimeve të lidhura me stresin.