Një person ka vdekur dhe 26 të tjerë janë infektuar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Këto rezultate dolën pas testimit të 752 mostrave me metodën RT-PCR.
Në raportin 24-orësh gjithashtu bëhet e ditur se janë shëruar 40 persona dhe 249 të tjerë janë vaksinuar. /familjajone