Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Një fëmijë e pyet se “pse nuk i drejton flokët?”, Osmani: Nuk kam kohë (VIDEO)

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka kohë që t’i drejtojë flokët. Ajo tha se i ndodh shumë rrallë që ta bëjë këtë.

Ajlina në emisionin “Familja Jonë” të edicionit festiv e pyeti Osmanin se “pse nuk i drejton flokët”.
“Flokët nuk kam kohë me i drejtu. Kjo është e vetmja arsye. Dhe ndoshta arsyeja e dytë sepse njerëzit janë mësu me më pa me flokë kaçurrela. Edhe është një prej atyre tipareve tipike për të cilën më njohin njerëzit që një kohë shumë shumë të gjatë që unë kam fillu me u marrë me politikë dhe me i përfaqësu qytetarët”, tha Osmani.

Ajo i tha fëmijës se nëse do t’i drejtojë flokët së shpejti, do ta publikojë një fotografi.

“Ndoshta më ndodh një herë në dhjetë vite me i drejtu, më shpesh nuk më ka ra, por po të premtoj që në qoftë se i drejtoj së shpejti ka me i fotografu edhe ka me i publiku që me i pa edhe ti”, tha Osmani.

Video Këtu

Youtube

Arkiva

Kategoritë