Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Një e shtunë më ndryshe në “Familja Jonë”

Të shtunën në emisionin “Familja Jonë”, ju sjellim rrëfimin e mjekëve dhe infermierëve nga Mjekimi Intensiv Qendror në QKUK. Nga vendi ku jeta dhe vdekja luftojnë ngushtë me njëra-tjetrën.

Cilat janë rrëfimet e stafit mjekësor atje? Sa po ia dalin ata në luftë me pandeminë? Janë vetëm disa nga pyetjet që do t’u japin përgjigje vetë ata.

Gazetari Shëndrit Lumi na sjellë studimet e fundit për trajtimin e COVID-19, kurse Erida e Blini bashkë me laboratorin OLIVE na mësojnë më shumë rreth analizave të gjakut. Pjesa e fundit e emisionit do të jetë ajo e kuzhinës, ku do të gatuajmë brusketa.

Për këto dhe shumë të tjera, ndiqeni emisionin të shtunën më fillim nga ora 17:00 në Kanal 10.

Youtube

Arkiva

Kategoritë