“Familja jonë” këtë të diel do iu ofrojë shikuesve dicka më ndryshe dhe interesante.
Vaksinat kundër COVID-19 dhe ndikimi i saj në largimin e koronavirusit do të jetë tema që do të diskutohet në studio. Shëndrit Lumi gjithashtu do të jetë pjesë e këtij diskutimi.
Në pjesën tjetër të emisionit do të flitet me organizatën “Së bashku në kohë pandemie” me dy prej përfaqësuesve të kësaj organizate, Petrit Sopjani dhe Mevlyde Murtezi.
Si erdhi idea e projektit dhe çfarë qëllimi ka? Çfarë aktivitetesh ka projekti? Në cilat zona zhvillohet? Kë e ndihmon? Kush janë përfaqësuesit? A janë përballur ndonjëherë me ndonjë sfidë të rëndë gjatë këtij projekti? A do të ketë inciativa të tjera në të ardhmën? Janë vetëm disa nga pyetjet që do t’u japin përgjigje mysafirët në studio.
Rubrikat e përjavshme “Erida&Blini me mamin” dhe “Kuzhina” do ta përmbyllin emisionin e së dielës me gjëra kreative dhe interesante.
Për këto dhe shumë të tjera, ndiqeni emisionin më fillim nga ora 17:00 në Kanal 10. /familjajone