Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga e hëna ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal në gjithë vendin.
Bëhet e ditur se vaksinimi është duke u bërë në njësitë e vaksinimit të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjaren në komunat përkatëse.
“Grupet me prioritet për vaksinim kundër Gripit sezonal janë: Punëtorët shëndetësor, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të komprometuar, personat mbi 65 vjeç dhe fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç me indikacione shëndetësore.
“Ekipet e vaksinimit janë të përgatitura dhe të motivuara për një fushatë të suksesshme të vaksinimit, ndërkohë që ekspertët e IKSHPK-së, po mbajnë këtyre ditëve takime intensive me punëtorët shëndetësor dhe grupet e tjera për të ritheksuar rëndësinë e vaksinimit.
Sivjet, furnizimi me vaksina të Gripit sezonal është bërë më herët se çdo vit tjetër dhe për këtë sezon, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85 000 doza”, thuhet në njoftim