Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se në mbështetje dhe koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, ka filluar rinovimi i Klinikës së Onkologjisë, në të cilen do të ketë rritje të kapaciteteve dhe shtretërve për pacientët.
Poashtu, bëhet e ditur se pacientët që kanë qenë të shtrirë në katin e dytë të Klinikës së Onkologjisë janë zhvendosur në hapësirat afër Sterilizimit Qendror, hapësirë kjo që më parë ka shërbyer për pacientët si ambulanca specialistike të Klinikës së Ortopedisë.
“Shërbimet ambulantore, ato të Radioterapisë dhe Brahiterspisë do të vazhdojnë të ofrohen në Klinikën e Onkologjisë”.
“QKUK, kërkon mirëkuptim nga të gjithë pacientët e Klinikës së Onkologjisë që marrin shërbime ambulantore, meqë njëkohësisht do të punohet në rinovim të katit të dytë”, njofton kjo qendër.