Ngërçet më së shpeshti shfaqen gjatë shtrirjes. Shfaqjes së tyre i kontribuon edhe dehidrimi, ushqimet e lodhshme (lodhja e muskujve për shkak të ushtrimeve të lodhshme). Shpesh shfaqen edhe gjatë natës të përcjella me dhimbje të forta.
Ngërçet në këmbë janë fenomen gati i përditshëm. Shfaqjen e tyre, para së gjithash, e favorizon shtatzënia në të cilën kalciumi absorbohet me vështirësi, i cili çon deri te kontraktimi i muskujve, ndërsa për shkak të shtypjes së rritur të mitrës qarkullimi në këmbë është ngadalësuar dhe kjo edhe mund të jetë shkaku i ngërçeve.
Ngërçet në muskuj
Ngërçet zgjasin zakonisht më pak se një minutë, por ndonjëherë mund të zgjasin më gjatë se 15 minuta. Shpesh tek të vjetrit, por edhe tek të rinjtë, ato përshkruhen me shprehjen “qarkullimi i dobët”.
Kjo dobësi manifestohet edhe me dhimbje koke, ndjesinë e therjes të gjilpërave dhe ftohtësinë në këmbë dhe ngërçet në muskujt e këmbëve, veçanërisht gjatë kohës së gjumit. Ndonjëherë manifestohen edhe me ndryshime në lëkurë.
Shkaqet e mundshme të kësaj gjendje janë edhe grumbullimi i acidit laktik në muskujt e mbingarkuar, marrja e pozitës së parregullt dhe papërshtatshme gjatë qëndrimit ulur apo shtrirjes. Alkooli, nikotina dhe mungesa e gjumit po ashtu mund të jenë shkaqe të ngërçeve.
Shkaktari i vërtetë është vërtetuar edhe sot në mënyrë mjekësore dhe është dëshmuar që koncentrimi i elektroliteve në gjak siç janë magnezi, kaliumi, kalciumi dhe natriumi reduktohet jashtëzakonisht me humbjen e lëngjeve trupore, djersitjen si edhe përdorimin terapeutik të diuretikëve, dhe e gjithë kjo i kontribuon krijimit të ngërçeve të papritura dhe dhimbjeve në këmbë.
Në mes mineraleve mungesa e të cilave nxit ngërçet gjithsesi veçohen magnezi dhe kalciumi dhe kjo për shkak të faktit që më së shpeshti dhe më së shpejti largohen nga organizmi.
Çfarë rekomandohet për t’u parandaluar ky lloj i parehatisë?
Fillimisht duhet t’i kushtoni vëmendje ushqimit, të merrni ushqime të cilat përmbajnë mjaft kalcium, magnez dhe kalium (susam, peshk, banane, perimet me gjethe të gjelbra, fruta të freskëta, drithëra dhe produktet e payndyrshme qumështore).
Pini mjaft lëngje, veçanërisht ujë mineral të pasur me magnez. Shmangni sasinë shumë të madhe apo të vogël të kripës në ushqim, sepse të dy ekstremet mund t’i kontribuojnë krijimit të ngërçeve.
Ushtrimet e dobishme
Kur ngërçi shfaqet në pulpin e këmbës rekomandohet të drejtohet këmba ashtu që më shputë të shtyhet ndonjë objekt prej saj, ndërsa e tërë shputa lakohet drejt trupit. Kjo do të relaksojë muskujt e nën-gjurit.
Gjithsesi rekomandohet bërja e përditshme e mesazhit të butë (për shembull me vaj eukalipti). Nëse vjen deri të ngërçet edhe shishja apo termofori me ujë të ngrohtë të vendosur në vendin e prekur do të reduktojnë intensitetin dhe dhimbjen që e shkakton.
Mund të provohet edhe me vaskë të mbushur me ujë të nxehtë ose dushi me ujë të nxehtë nëse ngërçet janë të forta dhe shfaqen shpesh, transmeton Koha.net. Njëzetë minuta vrapim i lehtë ose shëtitje e rregullt mund të forcojnë muskujt dhe reduktojnë rrezikun nga ngërçet, ndërsa çdo gjysmë ore duhet të zgjateni dhe relaksoheni.
Këshilla për femrat shtatzëna
Fermave shtatzëna u rekomandohet që të shmangin shtrirjen e gjatë në shpinë. Pesha e trupit dhe shtypja e mitrës së rritur në enët e mëdha të gjakut ngadalësojnë qarkullimin në këmbë dhe rrisin mundësinë për shfaqjen e ngërçeve. Në vend të shtrirjes në shpinë rekomandimi është që të rrotulloheni në ije.