Mar, Sht 23, 2025
Banner Top
Banner Top
Nga nesër hyjnë në fuqi rregullat e reja për vizitorët në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan

Spitali i Përgjithshëm në Gjilan ka publikuar një njoftim lidhur me rregulla të reja që do të hyjnë në fuqi nga nesër për vizitorët në këtë spital.

Sipas njoftimit, vizitorët lejohen nga ora: 14:00 – 14:30 dhe 18:00 – 19:00, në të gjitha shërbimet.

Teksa ky spital ka bërë thirrje që qytetarët ta respektojnë këtë orar, njëkohësisht ka theksuar se ky ndryshim është bërë me qëllim të parandalimit të infeksioneve spitalore dhe krijimin e kushteve më të mira për pacientët dhe personelin.

Njoftim
Të dashur qytetarë,
Me qëllim të parandalimit të infeksioneve spitalore dhe krijimin e kushteve më të mira për pacientët dhe personelin, nga data 23.09.2025 hyjnë në fuqi rregullat e reja për vizitorët në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan.
Vizitorët lejohen vetëm gjatë orarit të vizitave sipas orarit të më poshtëm:
Çdo ditë, nga ora: 14:00 – 14:30 dhe 18:00 – 19:00, në të gjitha shërbimet.
Ju lusim që të respektoni orarin e vizitave sepse në këtë mënyrë garantojm mbrojtje nga infeksionet për pacientët dhe vizitorët, gjithashtu punë efikase për stafin mjekësor.
Le të kujdesemi së bashku.
” thuhet në njoftimin e plotë të spitalit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë