Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Nëse pini ujë më shumë do të ju ndihmojë t’i djegni 490 kalori vetëm gjatë javës

Ju nuk duhet të pini ujë vetëm kur stomaku fillon t’ju dhemb një orë para darke. Ju duhet të pini ujë tërë kohën.

Për t’jua dëshmuar se përse duhet të pini ujë tërë kohën, më poshtë i keni disa konstatime shkencore.

Konsumimi i ujit ju ndihmon të hani më pak

Përveç se uji ju ndihmon të rrini ma gjatë pa ngrënë, ai gjithashtu ju ngopë më shumë dhe rrjedhimisht hani më pak gjatë mëngjesit, drekës e darkës.

Sipas një hulumtimi të publikuar në ‘Obesity’, personat të cilët për 12 javë kishin konsumuar ujë gjysmë ore para shujtave kishin arritur t’i humbnin deri në dy kilogramë.

Uji e shpejton metabolizmin

Disa gota ujë janë si espresso për sistemin e trupit që merret me djegien e yndyrës.

Sipas shkencëtarëve gjermanë, personat që pinë më shumë ujë kanë deri në 30 për qind metabolizëm më të shpejtë.

Uji i akullt është edhe më i fuqishëm

Sipas hulumtimeve të publikuara në ‘Journal of Clinical Endocrionology and Metabolism’, konsumimi i ujit të ftohtë bën që trupi t’i djegë rreth shtatë kalori.

Sipas tyre, pini 10 gota ujë në ditë për një javë, dhe ju do t’i keni djegur 490 kalori ekstra brenda shtatë ditëve.\obesity.

Youtube

Arkiva

Kategoritë