nstituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftuar se pasi janë testuar 311 mostra gjatë ditës së sotme,me Covid-19 kanë rezultuar pozitiv 12 raste, ndërsa janë shëruar 9 të tjerë.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Stanovc) dhe komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Gërnçar) dhe 1 rast me vendbanim në Mirushë, Malishevë.
Sot më 29 maj 2020, janë shëruar 9 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 829 raste”, thuhet në njoftim./Familja Jonë