Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar, në sallat e operacionit të Spitalit të Përgjithshëm të Vushtrrisë janë kryer 1 mijë e 93 ndërhyrje kirurgjike me laparaskop.
“Mjekët kirurgë, bashkë me anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipit operator, për 12 muaj suksesshëm kanë operuar me metodën klasike (kirurgji e hapur) edhe 590 pacientë.Këto të dhëna dalin nga raporti vjetor i punës, në të cilin është regjistruar në detaje edhe ofrimi i shërbimeve mjekësore në Repartin e Gjinekologjisë, ku janë kryer 296 lindje- 106 me operacion, gjersa janë lindur 297 fëmijë.”, thuhet më tutje në njoftim.
Sipas ShSKUK-së në Spitalin e Përgjithshëm të Vushtrrisë në vitin 2021, po ashtu, janë bërë 46 mijë e 634 vizita ambulantore, 23 mijë e 516 vizita diagnostike dhe 58 mijë e 613 analiza laboratorike për 7 mijë e 757 pacientë.
Ndërkaq, sa i përket shërbimeve radiologjike, janë kryer 62 CT, 2 mijë e 839 ultrazë, 8 mijë e 294 radiografi dhe 233 mamografi.