Në 24 orët e fundit në Shqipëri është shënuar shifra më e lartë e të infektuarve me coronavirus që prej fillimit të pandemisë.
Pozitiv kanë rezultuar 381 persona nga 1684 të kryera në total.
Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: 125 raste në Tiranë, 33 në Korçë, 27 në Fier, 26 në Krujë, nga 17 raste në Shkodër, Kavajë, nga 15 raste në Vlorë, Mallakastër, 14 në Pogradec, nga 13 raste në Lezhë, Gramsh, 12 në Tropojë, nga 9 raste në Kurbin, Përmet, Kuçovë, 7 në Kukës, 6 në Sarandë, 5 në Librazhd, 4 në Mat, 2 në Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Mirditë, Lushnje.
Ndërkohë 5 pacientë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me Covid-19, duke shënuar një total viktimash prej 532 që nga muaji mars, konkretisht një 54 vjeçar nga Korça, një 64 vjeçar nga Librazhdi, një 64 vjecar dhe dy 66 vjeçarë nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Aktualisht në tre spitalet Covid po marrin trajtim mjekësor 336 pacientë,, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit e kanë fituar betejën me koronavirusin 106 pacientë, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 11,473.
COVID-19 – Statistika (3 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 381
Të shëruar ne 24 orë 106
Të shtruar në spitale 336
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1684
Testime totale 129,822
Raste pozitive 21,904
Raste të shëruara 11,473
Raste Aktive 9,899
Humbje jete 532
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4968
Durrës 906
Fier 773
Korçë 630
Shkodër 556
Lezhë 450
Elbasan 446
Vlorë 414
Berat 292
Kukës 216
Gjirokastër 151
Dibër 97 /Familjajonë