Në SHBA janë shënuar së paku 1 milion e 69 mijë e 664 raste me koronavirus.
Sipas të dhënave të John Hopkins University deri më tani nga COVID-19 kanë ndërruar jetë më shumë se 63 mijë njerëz.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në SHBA janë regjistruar 29 mijë e 515 raste të reja dhe 2 mijë e 40 të vdekur.