Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Në Klinikën e Syve, për 5 muaj, janë kryer 760 operacione

Në Klinikën e Syve të Qendrës  Klinike Universitare të Kosovës, për 5 muaj, janë realizuar 760 operacione, një periudhë e vështirë për stafin shëndetësor, për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19.

Gjatë kësaj kohe, janë kryer 1mijë 550 procedura intravitreale në sy të Anti-VEGF dhe 6 mijë e 913 vizita specialistike dhe subspecialistike ambulatore, gjithashtu.

 Në numrin e përgjithshëm të operimeve të kryera, janë përfshirë edhe 84 operime të segmentit të pasmë me metodën Pars Plana Vitrectomi, e cila rishtas ka filluar të realizohet në Klinikën e Syve dhe 450 operacione të kataraktës me metodën e fakoemulsifikimit.

Po ashtu, aty figurojnë edhe 57 operime të glaukomës, 43 operime të kanalit të lotit, 10 operacione të tumoreve, 9 operime të strabizmit, 32 operime të keratokonusit me metodën Cross-Linking XCL, 22 operacione të  lëndimeve, 14 operacione të pterigiumit dhe 39 operacione tjera.

Youtube

Arkiva

Kategoritë