Mbrëmë, në kuadër të emisionit “Takim virtual me Shëndritin”, ku ishte e ftuar psikologia dhe terapeutja e stimulimit, Mirjeta Pestisha, u diskutua për kleptomaninë dhe mënyrat e shfaqjes së saj.
Një cështje për të cilën u diskutua në këtë emision ishte edhe ajo se në cilën moshë kleptomania është më e shfaqur. Sipas Pestishës, ky crregullim është më prezent në adoleshencë dhe pikërisht në këtë moshë mund të vërehen më qartë simptomat e saj. Kleptomania, sipas saj, mund të shfaqet edhe në periudhën e fëmijërisë, mirëpo është më vështirë të identifikohet si problem në këtë fazë.
Pestisha gjithashtu shpjegoi se, bazuar në studimet e fundit, vajzat janë më të predispozuara të jenë kleptomane për shkak të ndryshimeve më të shpeshta hormonale që kanë. /familjajone