Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Në 4 spitale të përgjithshme nuk ka pacientë me Covid-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës bën të ditur se Spitali i Prizrenit, Gjilanit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë, nuk kanë pacientë me Covid-19.

Ndërkaq në ShSKUK po trajtohen 12 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 30 të tjerë post-Covid.

“Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, përderisa në mjekimin intnesiv të Klinikës Infektive ka vetëm 2 pacientë”, thuhet në njoftimin nga ShSKUK

Sipas njoftimit, 27 pacientë post–COVID janë duke marrë trajtim në Klinikën e Pulmologjisë, ndërsa dy të tjerë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Sa i përket pacientëve me koronavirus në spitalet e përgjithshme, në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar dy pacientë, gjashtë në atë të Gjakovës, si dhe në Spitalin e Ferizajt janë duke u trajtuar dy pacientë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë