Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Ndryshimet hormonale dhe ndikimi i tyre në shtatzëni

Shtatzënia sjell një sërë ndryshimesh në trupin e njeriut. Ato mund të variojnë nga ndryshimet e zakonshme, të tilla si ënjtja deri tek ato më pak të njohura siç janë ndryshimet e hormonale e shumë të tjera.

Ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë

Këto ndryshime së bashku me ndryshimet fiziologjike janë unike përgjatë shtatzënisë shkruan Healthline.

Gratë shtatzëna përjetojnë rritje të papritur dhe dramatike të estrogjenit dhe progesteronit. Ato gjithashtu përjetojnë ndryshime në sasinë dhe funksionin e një numri të hormoneve.

Ndryshimet e estrogjenit dhe progesteronit

Estrogjeni dhe progesterone janë hormonet kryesore të shtatzënisë.Një grua do të prodhojë më shumë estrogjen gjatë një shtatzënie sesa gjatë gjithë jetës së saj.

Rritja e estrogjenit gjatë shtatzënisë mundëson që mitra dhe placenta të:

-përmirëson vaskularizimin (formimin e enëve të gjakut);

-transferojë lëndët ushqyese;

-mbështes foshnjen në zhvillim;

Në anën tjetër, edhe nivelet e progesteronit janë të larta gjatë periudhës së shtatzënisë. Ndryshimet në progesterone shkaktojnë një plogështi të ligamenteve dhe nyjeve në gjithë trupin.

Roli kryesor i progesteronit është në transformimin e mitrës për të ‘strehuar’ foshnjen në zhvillim.

Ndryshime në shije dhe erëra

Shumë gra përjetojnë ndryshime në të shijuarit e ushqimeve.

Ato zakonisht preferojnë ushqime më të kripura dhe më të ëmbla sesa gratë jo shtatzëna.

Youtube

Arkiva

Kategoritë