Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ndiqni këto hapa për të qëndruar të sigurt gjatë valëve të nxehta gjatë verës

Temperatura të larta që kanë arrit rekordin në shumë vende të botës, mund të rrisin rrezikun për të përjetuar sëmundje të lidhura me nxehtësinë gjatë aktiviteteve tuaja tipike të verës.

Dehidratimi është shenja e parë e shumicës së sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë, tha Dr. Maria Mejia, dhe simptomat manifestohen varësisht sipas moshës.

Fëmijët dhe bebet që janë të dehidratuar kanë tendencë të kenë gojë dhe gjuhë të thatë, sy dhe faqe të irrituara, nervozizëm, ose pelena të pa lagura për tre orë.

Të rriturit vuajnë nga etja ekstreme, urinimi më i rrallë, urina me ngjyrë të errët, lodhje, marramendja dhe konfuzioni.

Pjesa e ndërlikuar është se shumë njerëz nuk do të ndiejnë etje derisa të jenë tashmë të dehidratuar, tha Dr. Mejia.

“Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të rrisni marrjen e ujit gjatë motit të nxehtë ose kur jeni të sëmurë”, tha ajo.

Lodhja që vie nga nxehtësia ndodh kur trupi mbinxehet dhe nuk mund të ftohet. Simptomat e zakonshme përfshijnë djersitje të shtuar, rrahje të shpejtë të zemrës, presion të ulët të gjakut dhe marramendje.

Nëse nuk trajtohet, kjo gjendje mund të përshkallëzohet në të përziera, të vjella dhe diarre, të cilat përshpejtojnë dehidratimin tuaj dhe e bëjnë gjendjen edhe më të vështirë për t’u trajtuar.

Dallojmë edhe gjendjen e ‘goditjes nga nxehtësia’ që ndodh te njerëzit që qëndrojnë jashtë në temperatura të larta pasi kanë filluar të shfaqin simptoma të lodhjes.

Kjo temperaturë e trupit dëmton trurin dhe sistemin nervor, duke shkaktuar çorientim, konfuzion, ndryshime në sjellje, ndryshime të humorit dhe ndryshim të statusit mendor. Në raste të rënda, mund të ndodhin konvulsione ose koma.

Organet vitale si truri, mëlçia dhe veshkat gjithashtu mund të dëmtohen nga goditja e nxehtësisë.

“Personat që janë në rrezik më të madh për sëmundjet e lidhura me nxehtësinë përfshijnë bebet dhe fëmijët deri në 4 vjeç, njerëzit mbi 65 vjeç, ata që janë mbipeshë ose që janë të sëmurë dhe marrin medikamente të caktuara,…ata që punojnë jashtë të cilët janë të ekspozuar ndaj sasive të tepërta të nxehtësisë, si saldatorët ose peizazhistët, janë gjithashtu në rrezik të madh.”

Mënyrat më të mira për të mbrojtur veten, sipas Dr. Mejia, përfshijnë:

– Kufizimi i ekspozimit në natyrë gjatë ditëve të nxehta, veçanërisht ndërmjet orës 11:00 dhe 15:00.

– Përdorimi i ajrit të kondicionuar.

– Marrja e një sasie më të madhe të ujit.

– Zëvendësimi i kripës së humbur nga djersitja me lëng frutash ose pije sportive.

– Vishuni me veshje të lirshme dhe të lehta dhe përdorni një kapele kur jeni jashtë.

– Mos harroni edhe kremin ​​kundër diellit./MedicalxPress

Youtube

Arkiva

Kategoritë