Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Ndikimi i mungesës së gjumit në shëndetin e syve 

Gjumi është thelbësor për rimëkëmbjen e trurit, shërimin e trupit dhe shëndetin e syve.

Mungesa e tij ka ndikim të drejtpërdrejtë tek sytë dhe tek shikimi.

Sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, lodhja e shkaktuar si pasojë e mungesës së gjumit ndikon negativisht tek shikimi dhe kujtesa.

Mungesa e gjumit përkeqëson çdo problem që mund të keni me sytë, ndërkohë që zgjimi i herëpashershëm si pasojë e problemeve me frymëmarrjen është kontribues në sëmundjet e syve.

Problemet që nxiten ose përkeqësohen nga mungesa e gjumit

Përtharja e syve

Ekspertët thonë se mungesa e gjumit nuk shkakton përtharje të syve, por e përkeqëson këtë problem.

Mbyllja e syve gjatë gjumit ndihmon në lehtësimin e simptomave, ndaj kur njeriu nuk fle, sytë thahen më shumë.

Nga ana tjetër, përdorimi i ilaçeve të gjumit ka efekte anësore, një prej të cilëve është përtharja e membranës në pjesën e gojës dhe syve.

Glaukoma

Bëhet fjalë për sëmundje të syrit që shkaktohet nga dëmet e pariparueshme të nervit optik.

Një prej shkaktarëve të kësaj sëmundje është tensioni i ulët ose të lartë të gjakut gjatë natës, thonë informacionet e AgroËeb.org.

Kjo sëmundje njihet si hajdutja tinëzare e shikimit.

Sëmundja shfaqet pa simptoma.

Njerëzit që marrin medikamente kundër tensionit të lartë, kur shtrihen për të fjetur përjetojnë rënie të fortë të tensionit që shkatërron shikimin.

Një gjumë më i qetë ndikon pozitivisht.

Shëndeti i syve dhe i gjithë organizmit

Gjumi është element kyç në shëndetin e syve por edhe atë të përgjithshëm.

Një gjumë i mirë gjatë natës u jep syve forcë dhe qëndresë.

Po ashtu, përpunimi i ushqyesve nga mëlçia është më i mirë kur sytë janë të mbyllur dhe trupi është i qetë e në gjumë.

Përpiquni të krijoni një rutinë të shëndetshme gjumi./agroweb

Youtube

Arkiva

Kategoritë