Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ndikimi i ilaçeve të diabetit në trajtimin e problemeve të tjera shëndetësore

Studimet kanë treguar se përbërësi semaglutide, i cili gjendet në ilaçet e diabetit, si ozempicu e wegovy, mund ta ulë rrezikun në probleme të tjera shëndetësore si sëmundjet e zemrës, fertilitieti, varësia ndaj alkoolit, disa tipe të kancerit, demenca e disa sëmundje të tjera.

Diabeti

Ilaçi semaglutide, i cili mund të merret në formë të tabletave, së pari përdoret për trajtimin e sëmundjes së diabetit e së dyti si ndihmë për humbje peshe. Por, duket se ky përbërës mund të ndihmojë në fusha të ndryshme të mjekësisë, shkruan “The Guardian”.

Ilaçet për trajtimin e diabetit veprojnë duke zvogëluar ritmin e tretjes së ushqimit në stomak dhe ndikon te truri duke zvogëluar apetitin. 

Gjithashtu rrit prodhimin e insulinës në trup, hormon ky që luan rol të rëndësishëm në rregullimin e sheqerit në gjak.

Studimet kanë treguar se trajtimi i rregullt me semaglutide përmirëson dukshëm gjendjen e sheqerit në gjak te personat e diagnostikuar me diabet të tipit 2.

Humbja e peshës

Studimet e ndryshme kanë gjetur se semaglutideja ulë peshën e tepërt trupore dhe si rezultat, ky ilaç ka gjetur tregun e tij si ndihmë për humbjen e peshës te personat me diabet të tipit 2.

Ekspertët kanë sugjeruar se ilaçet si semaglutide janë mjet i rëndësishëm për menaxhimin e mbipeshës, por gjithashtu kanë bërë të ditur se ky ilaç nuk mund të trajtojë shkaktarin kryesor të problemit.

Sidoqoftë, rezultatet e një studimi, kanë treguar se trajtimi i vazhdueshëm me semaglutide për katër vjet me radhë, jo vetëm që është i sigurt, por edhe e mban peshën e duhur pa e rritur pas një kohe. Por ky studim gjithashtu ka bërë të ditur se përdorimi i ilaçit nuk mund të mos shkaktojë efekte anësore, sepse disa persona, pas përdorimit të tij kanë pasur diarre.

Sulmi në zemër

Studimi “The Select” gjithashtu ka treguar që përdormi i semaglutides mund të ulë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, sepse këto sëmundje shkaktohen nga pesha e tepërt.
Rezultatet e studimit kanë bërë që disa ekspertë të sugjerojnë se semaglutideja duhet të bëhet trajtim rutinë për pacientët me sëmundje kardiovaskulare.

Demenca

Studimet kanë sugjeruar se demenca është më e vogël te personat e diagnostikuar me diabet të tipit 2, të cilët trajtohen me semaglutide kur janë krahasuar me ata persona që trajtohen me placebo.

Si rezultat, shkencëtarët po duan të bëjnë testime të tjera për të parë nëse ky ilaç mund të ndikojë në personat me Alzheimer në fazë fillestare.

“Në studimin tonë, po jua japim ilaçin njerëzve që nuk kanë demencë por janë të rrezikuar të kenë pasi kanë nivel të lartë të proteinës amyloide në tru, e cila shkakton Alzheimerin”, ka thënë dr. Ivan Koychev nga Universiteti i Oksfordit.

Kur bëhet fjalë për demencën, ka disa mekanizma, të cilët semaglutideja mund t’i trajtojë, që nga reduktimi i inflamacionit në tru, deri tek akumulimi i proteinave të cilat shkaktojnë Alzheimerin.

Varësitë

Semaglutide, jo vetëm që ka potencial të trajtojë varësinë nga alkooli por edhe nga droga gjithashtu.

Studimet kanë sugjeruar se ilaçet e diabetit, kanë mundësi të zvogëlojnë dëshirën për konsum të alkoolit, si dhe ka më shumë mundësi të zvogëlojnë dëshirën për konsumimin e duhanit.

Studimet që janë bërë në minj, kanë sugjeruar gjithashtu se këto ilaçe ndryshojnë sjelljet e varësisë, duke zvogëluar dëshirën për konsum të drogës, ani pse duhet të  bëhen ende studime të tjera në njerëz.

Sindroma e vezoreve me shumë ciste

Sindroma e vezoreve më shumë ciste, mendohet se prekë 8 deri në 13 për qind të grave që janë në moshën riprodhuese, e cila mund të shkaktojë cikle të parregullta menstruale, disbalancim hormonal dhe infertilitet. Përderisa mendohet se semaglutide mund të ndikojë për të mirë te gratë me këtë sindromë duke zvogëluar peshën e tepërt, ekspertët sugjerojnë se ky ilaç mund të ndikojë edhe në çështje të ndryshme, duke përfshirë problemet hormonale.

Kanceri

Ndërkohë që ka pasur shqetësime se ilaçet e diabetit mund të rrisin rrezikun nga kanceri i pankreasit si dhe gjëndrës tiroide, studimet e reja vënë dyshime mbi këto shqetësime.

Studimet kanë treguar se këto ilaçe mund të zvogëlojnë rrezikun nga disa tipe të kancerit si ai i zorrës së trashë te personat me diabet të tipit 2, me apo pa mbipeshë, ani pse efekte më të dukshme u panë tek ata më mbipeshë. Profesori Simon Cork nga Universiteti Anglia Ruskin ka thënë se kjo teori ka kuptim sepse dihet që pesha e tepërt trupore rrit rrezikun nga 13 kancere të ndryshme dhe zvogëlimi i peshës trupore ulë rrezikun nga kanceret.

Youtube

Arkiva

Kategoritë