Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Ndihet foshnja mirë brenda jush? Ju duhet të lexoni këto këshilla!

Ai është një shpirt brenda jush.

Çfarëdo që ju bëni e përcjellë edhe të voglin tuaj, edhe pse ai me zë nuk iu përgjigjet por ndien gjithçka.

Ju e doni më të mirën për të por nuk dini çka të bëni, meqë nuk merrni përgjigje.

Sipas shumë studimeve mjekësore ka aktivitete të shumta që mund të bëni që fetusi juaj të ndihet i lumtur.

Filloni me një ecje në natyrë, kjo ju qetëson, merrni ajër të pastër, relaksohuni dhe fitoni kondicion.

E gjithë kjo qetësi e përcjellë edhe të voglin tuaj.

Nyejt si ju edhe ai ka nevojë për këtë natyrë të bukur.

Bëhuni aktiv.

Joga është ilaçi më i mirë për një shtatzëni të shëndetshme.

Janë lëvizje të lehta që nuk e lodhin fetusin tuaj, por përkundrazi e bëjnë atë më të lumtur me këtë aktivitet.

4. Sipas studimeve për të gjitha nënat që para shtatzënisë nuk kanë pasur aktivitete fizike, noti është përgjigje.

Sa më shumë që lëvizni i vogli juaj do të ketë zhvillim më të mirë.

5. Krahas gjithë këtyre aktiviteteve, ju brenda vetes e keni mikun tuaj më të mirë.

Flisni me të, futeni në funksion imagjinatën tuaj duke lexuar përralla, krijuar rrëfime, treguar për fëmijërinë tuaj…

E në këtë mes mos e harroni bashkëshortin.

Një afërsi e tij me fëmijën brenda juaj ju bënë të ndiheni shumë mirë, gjë të cilën e përjeton fëmija shumë mirë.

E nëse ju ndiheni të forta për të bërë aktivitete edhe më shumë, atëherë një vallëzim do të ishte një moment i përkryer për të gjithë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë