Altina Marmullaku
“Déjà vu” përshkruan ndjenjën e individit i cili është dëshmitar i një skene ose përjeton një situatë të ngjashme nga ajo prezente.
Mirëpo, cilat janë shkaqet që ndodh Déjà vu, tek cilët persona ndodh më shumë, a ka një moshë të caktuar tek personat që ndodh ky fenomen dhe a është normale të përjetojmë dejavu, në një intervistë për portalin Familja Jonë, të gjitha këto na tregon psikologe Kaltrina Haziri Canolli.
Familja Jonë: Çka është Deja Vu?
Kaltrina Haziri Canolli: Déjà Vu është një fenomen i të pasurit një ndjenjë, ngjarje apo përvoj që po përjetohet aktualisht e që është përjetuar në të kaluarën, edhe nëse ajo s’ka ndodhur asnjëherë. Shembull: kur hymë për herë të parë në ndonjë restorant dhe mendojm se kemi qenë më parë aty (mund të ngjasoj me ndonjë restorant tjetër që ka një infrastruktur të përafërt).
Familja Jonë: Cilat janë shkaqet që ndodh Deja Vu?
Kaltrina Haziri Canolli: Studiuesit nuk kanë dhënë diqka të saktë për shkaqet e Déjà Vu-së. Psikologët e sqarojnë në aspektin njohës dhe emocional pra ndjenjat apo përvojen në një situatë të caktuar e që është e ngjashme më atë të përjetuar më parë. Neuropsikologët e sqarojnë në kuptimin se “truri është në gjendje të memorizoj kujtimet në atë formë që çdo detaj siç janë aromat, zëri apo ngjyrat të situatës së caktuar. Si dhe mund të ndodhe si përgjigje e një ngjarje që i ngjan diçkaje që keni provuar, por nuk e mbani mend, psh në fëmijëri. Si dhe Déjà Vu mund te vjen edhe si rezultat i stresit emocional.
Familja Jonë: Tek cilët persona ndodh më shumë?
Kaltrina Haziri Canolli: Të pasurit Déjà Vu është normale dhe mund ti ndodh gjithësecilit nga ne. Studiuesit kanë thënë se Deja Vu ndodh tek 60-70 % e popullsisë pra edhe tek ata që nuk kanë probleme shëndetësore dhe sigurisht edhe tek ata që mund të kenë probleme si: epilepsi, demencë apo çrregullime të tjera të trurit.
Familja Jonë: A ndodh tek të gjitha moshat apo vetëm tek mosha të caktuar?
Kaltrina Haziri Canolli: Sipas studimeve Déjà vu ndodh tek të githë por në përgjithësi më së shumti tek personat e moshës 15-30 vjeç e tutje.
Familja Jonë: A është normale të përjetosh dejavu dhe si duhet të e përjetojmë momentin që na duket se po na ndodh dejavu?
Kaltrina Haziri Canolli: Sigurisht që për disa persona déjà vu mund të jetë frikësuese, por është me rëndësi të mbesim të fokusuar në të tashmen, nëse ndodhë të marrim frymë dhe sigurisht të bisedojmë me të tjerët. Përjetimi i Déjà vu-së është normale por sigurisht nëse nuk ndodhë shumë shpesh, por nëse ndodhë më shumë se 1 herë në muaj atëherë është mirë të flisni me profesionistë shëndetësor. /FamiljaJonë/