Të dielën myslimanët në gjithë botën festuan Bajramin.
Ndryshe nga Bajramët e tjerë, këtë herë besimtarët pothuajse në gjithë botën është dashur të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i kryejnë lutjet larg xhamive.
Por myslimanët në Gjermani i kanë realizuar lutjet për Bajram në një mënyrë tjetër.
Ata kërkuan nga kompania Ikea, që të ua lëshojë parkingun në mënyrë që të kryejnë lutjet në distancë.
Afro 700 besimtarë u paraqitën të dielën në parkingun e Ikea-s dhe kryen faljen e Bajramit.