Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mungesë e vaksinave në Francë/ Furnizimet reduktohen në 25%

Ministria e shëndetësisë e Francës ka njoftuar që furnizimet e vaksinës Moderna që pritet gjatë shkurtit do të reduktohen me 25%.

Një mungesë e vaksinave ka detyruar Parisin dhe dy rajone të tjerë – që së bashku përbëjnë një të tretën e popullsisë franceze – të shtyjnë dhënien e disa dozave të para, raporton Reuters, transmeton IndeksOnline.


Autoritetet shëndetësore franceze raportuan 23,770 infeksione të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të mëparshme të enjten, nga 26,916 të mërkurën.

Numri i të vdekurve në vend COVID-19 u rrit me 344 në 74,800, i shtati më i lartë në botë, pas një rritje prej 350 të mërkurën.

Youtube

Arkiva

Kategoritë