Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se qytetarët të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, dhe që kanë mbushur tre muaj që nga marrja e saj, mund ta marrin dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.
“Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, se secili që ka mbushur tre muaj që nga marrja e dozës së dytë, mund ta marr dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.”, njofton MSH.
Më tutje MSH ka treguar se shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese është bërë duke u bazuar në hulumtimet e shteteve të ndryshme rreth vaksinimit kundër COVID19, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon dhe edhe të variantit Omicorn të SARS COV-2.
“Shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese është bërë duke u bazuar në hulumtimet e shteteve të ndryshme rreth vaksinimit kundër COVID19, përkatësisht dozës përforcuese, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon, pranisë edhe të variantit Omicorn të SARS COV-2 si dhe nevojës për vaksinim të plotë të popullatës“, thuhet nga MSH.
Në të njëjtën kohë,Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen.