Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi ka treguar të dhënat e vaksinimit të qytetarëve me vaksinat kundër COVID-19.
Sipas MSH mbi 70% e qytetarëve janë të vaksinuar me dozën e parë dhe 62% me dozën e dytë të vaksinës, duke e cilësuar Kosovën në vendet më të larta të rajonit për nga përqindja e vaksinimit.
“Kjo foto është e Marsit 2021, kur dozat e para të vaksinës COVID-19 arritën në Kosovë. Që nga ajo kohë, muajve në vijim, falë profesionistëve shëndetësorë, vullnetarëve dhe partnerëve ne kemi bërë shumë përparim. Më shumë se 70% e qytetarëve të kualifikuar kanë marrë të paktën një dozë, ndërsa mbi 62% e qytetarëve të moshës së rritur janë plotësisht të vaksinuar, dhe nivelet tona të vaksinimit janë ndër më të lartat në rajon”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Duke iu bërë prapë thirrje qytetarëve të vazhdojnë të vaksinohen, MSH ka falënderuar po ashtu të gjithë ata që kanë ndihmuar në këtë proces