Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mosha e 14 viktimave nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë nga koronavirusi kanë humbur jetën 14 persona, kurse janë konfirmuar 368 raste të reja.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga rastet e fundit të vdekjes, katër janë të grupmoshës 80 plus, shtatë raste të vdekjes i përkasin grupmoshës 70-79, dhe tri raste grupmoshës 60-69.

Ministria e Shëndetësisë, gjithashtu ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës.  Deri më sot 399.341 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

MSH në vazhdimësi është duke bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen kundër COVID-19, në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër virusit, Pfizer dhe AstraZeneca.

Youtube

Arkiva

Kategoritë