Mbrëmja është koha më e keqe për t’u stërvitur për shkak të hormonit të quajtur kortizol. Të sqarojmë funksionin e këtij hormoni:
Funksioni kryesor i kortizolit është përgatitja maksimale e trupit për t’u përballur me stres dhe rreziqe. Na bën më të zgjuar dhe alert, e ngadalëson përkohësisht sistemin imunitar në mënyrë që organet dhe muskujt të kenë më shumë energji që të përballen me stres të natyrave të ndryshme.
Ky hormon poashtu e rrit funksionin e trurit kryesisht duke kthyer noradrenalinën në adrenalinë.
Cikli ideal i kortizolit është në nivele të larta në mëngjes dhe ulët në mbrëmje. Nivelet e larta të kortizolit në trupin tonë na zgjojnë në mëngjes (nëse zgjohemi në mënyrë natyrale). Kur nivelet bien gjatë mbrëmjes, sistemi nervor autonom kthehet në gjendje parasimpatike dhe kjo na bën të relaksohemi dhe të biem në gjumë.
Stërvitja e ngrit nivelin e kortizolit në trup dhe nëse stervitemi në mbrëmje, do jetë shumë më vështirë të biem në gjumë dhe të bëjmë gjumë kualitativ që është esenciale për shëndet optimal dhe progres sportiv. Kortizoli djeg qelizat muskulore dhe ngrit nivelet e miostatinës (proteinë që kufizon ndërtimin e masës muskulore).
Kortizoli nuk është i dëmshëm, përpos në mbrëmje dhe nëse qëndron lartë për periudha të gjata.
Megjithatë më mirë është të ushtrohemi në mbrëmje sesa të mos ushtrojmë fare dhe nëse nuk keni mundësi më herët, konsumimi i karbohidrateve menjëherë pas stërvitjes në mbrëmje ndihmon në uljen e kortizolit./Familja Jonë