Gjermania, më 22 janar, ka shtuar 25 vende në listën e atyre që kanë rrezik të lartë për shpërndarjen e koronavirusit.
Vendet që janë listuar si të rrezikshme për shpërndarjen e COVID-19, gjatë hyrjes në Gjermani duhet të dëshmojnë se kanë dalë së fundi negativë nga koronavirus (testi jo më i vjetër se 48 orë).
Në këto vende bën pjesë edhe Kosova, qytetarët e të cilës duhet ta zbatojnë procedurën e njëjtë sikurse ShBA, Sllovenia, të gjitha vendet Baltike dhe pesë vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Ligji do të hyjë në fuqi që nga kjo e diel, prej orës 00:00.
Lajmin për këtë e bëri të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, përmes një postimi në Facebook.