Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Mos transferimi i pagave të infermierëve për tre muaj, Gexha: Ka pasur paqartësi administrative

Tash e tre muaj, 1200 infermierë nuk kanë marrë rroga, rreth kësaj qështje Zëvendësministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha, tha se ka pasur paqartësi administrative.

Po ashtu ajo gjatë konferencës të mbajtur sot tha se një gjë e tillë, tashmë është sqaruar.

“Janë zhvilluar dje takimi me përfaqësuesit e grupeve nga kabineti i ministrit deri tash ka pasur paqartësi procedural të administratës dhe tashmë janë sqaruar nga të gjitha dikasteret dhe tani deri në fund të javës presim të merret vendimi që sa më shpejtë të procedohet me paga për stafin mbështetës për COVID”, shpjegoi ajo në një konferencë për media.

Ndryshe, infermierët dhe stafi mbështetës sot kanë protestuar para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë në shenjë pakënaqësie për mos transferim të pagave./familjajonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë