Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mos i neglizhoni! Keni shqetësime në gjuhë? Kushtojini rëndësi pesë simptomave që paralajmërojnë kancer

Kanceri i gjuhës, i njohur ndryshe si karcinoma orofaringale, është një ndër llojet e kancerit më të dhimbshëm dhe të vështirë për t’u dalluar sidomos në hapat e parë tij. Sipas statistikave, kanceri i gjuhës prek kryesisht meshkujt, por vitet e fundit janë rritur ndjeshëm edhe numri i femrave që preken nga kanceri i gjuhës dhe ai orofaringal.

E pazakontë çfarë po ndodh me çmimin e grurit pas sulmeve me raketa në Odesa. Zbardhen zhvillimet e fundit
Lorenc Vangjeli kometon pse Bajram Begaj nuk përmendi Kosovën në fjalimin e tij: Sherrxhinjtë e kanë çakmakun në xhep, sidomos në këto ditë të nxehta dhe nuk është e vështirë ta ndezësh zjarrin
Poston foton emocionuese! “Me babin në zemër, gati me marrë nusen”, prek me fjalët në ditën e dasmës djali i ish kreut të Kuvendit shqiptar
“Kripa nga deti në faturë”/ ‘Çmenduri’ me çmimet, nuk do ta besoni sa kushton një shishe uji në Dhërmi (FOTO)
Ashtu si çdo sëmundje tjetër, kanceri, në fazën fillestare, manifestohet përmes simptomave që tregojnë se diçka nuk po shkon ashtu siç duhet. Nëse dyshoni se keni kancer në gjuhë, kushtojini rëndësi pesë simptomave të mëposhtme:

1.Plagë në gjuhë: Shfaqja e plagëve, ulcerave ose afteve të dhimbshme në gjuhë është një nga simptomat e para të kancerit të gjuhës dhe atij të orofaringut. Zakonisht këto plagë janë shumë të dhimbshme dhe të bezdisshme të cilat zgjasin për një kohë të gjatë, prandaj bëni mirë t’i kapni në kohë dhe të mos i ngatërroni me herpesat labialë.

2.Dhimbje: Dhimbja e shkaktuar nga kanceri i gjuhës nuk kufizohet vetëm në këtë zonë, por prek edhe pjesë të tjera të gojës dhe fytit. Nëse keni shumë dhimbje gjatë pirjes së ujit, gëlltitjes apo përtypjes kontaktoni menjëherë me një mjek, pasi mund të jenë tregues të kësaj patologjie.

3.Njolla në gjuhë: Nëse vini re që në gjuhë ju shfaqen njolla të bardha (leukoplakia) ose të kuqe (eritroplakia) të cilat zgjasin më shumë se dy javë konsultoheni menjëherë me mjekun tuaj, për të kuptuar se çfarë është.

4.Erë e keqe e gojës: Era e keqe e gojës ose halitoza është një tjetër simptomë e kancerit të gojës që nuk duhet ta injoroni.

5.Gjurma gjaku në gjuhë: Shumë njerëz vënë re njolla gjaku në gjuhë dhe mendojnë se ndodh për shkak të gjakderdhjes të mishrave të dhëmbëve, por nuk është ky rasti. Pastroni gjuhën pas ngrënies ose larjes së dhëmbëve me një garzë pambuku që të kuptoni nga vjen gjaku dhe kontaktoni mjekun tuaj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë