Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mos i injoroni dhimbjet pas seksit – gjinekologët japin alarmin

Nga dhimbjet e periodave deri në lindjen e fëmijës, gratë mund të përjetojnë shumë dhimbje në zonën pelvike dhe pas tyre do të fshihen shumë shkaqe në periudha të ndryshme. Dhe seksi? Supozohet që kjo eksperiencë të jetë e kënaqshme për të dy partnerët, por për shumë arsye mund të ndodhë që femra të ndjejë dhimbje pas aktit seksual.

Shumë  gra përjetojnë dhimbje e ngërçe për minuta, orë, ditë dhe nganjëherë edhe javë pas seksit. Nëse je një prej këtyre grave, ke ardhur në vendin e duhur. Më poshtë do të lexoni gjithçka duhet të dini për këtë problem.

A janë dhimbjet pas seksit normale? Ta themi thjesht? Jo. “Çdo dhimbje nuk është normale , megjithëse kjo nuk do të thotë se po ndodh diçka e tmerrshme ” Nëse jeni duke përjetuar dhimbje pas seksit rregullisht, është koha për të lënë një takim me gjinekologun tuaj. Ka shumë arsye pse gratë përjetojnë ngërçe pas marrëdhënieve seksuale. “Dhimbja gjatë ose pas marrëdhënieve (equajtur dyspareunia) mund të  paralajmërojë  disa sëmundje ose problema të tjera shëndetësore.

Endometrioza – një sëmundje që lidhet me menstruacionet ku indet rriten jashtë mitrës. Lexoni më shumë në këtë link rreth këtij problemi shëndetësor

Tumoret Fibroide – tumoret e muskujve beninje te mitres.

Sëmundja inflamatore e pelvikut – kur bakteret e transmetuara seksualisht përhapen nga vagina në mitër, tuba fallopiane ose vezore.

Kiste ovariane – qese të mbushura me lëngje në vezore.

Sëmundja e traktit urinar – infeksion në çdo pjesë të veshkave, retrës dhe fshikëzës.

Sindromi i zorrës së irrituar – një çrregullim që ndikon në zorrë  dhe shkakton dhimbje barku, fryrje, gazra, diarre ose kapsllëk.

Youtube

Arkiva

Kategoritë