Shqipëron Kuliqi
Diku në një restaurant shkruante, “Nëse jeni të kënaqur flisni për ne, nëse jeni të pakënaqur flisni për ne”.
Unë dua ta mas se sa jeni të kënaqur me mua ose të pakënaqur ndaj meje, por përmes kësaj fjalie dhe këtij shkrimi dua t’ua jap një këshillë e cila besoj se do t’u duhet gjatë gjithë jetës suaj.
Nëse dëshironi të informoheni për një person, se kush ai, cfarë mund të bëjë dhe cfarë nuk mund të bëjë, është mirë ta pyetni vetë atë person dhe jo t’i pyesni të tjerët se cfarë mund të bëjë apo s’mund të bëjë ai. Sepse të tjerët mund t’u keqinformojnë me ose pa dashje.
Këto keqinformime zakonisht ndodhin për personat me aftësi të kufizuara ose personat me nevoja të vecanta për dy arsye. E para, sepse njerëzit e kanë një lloj droje që t’i pyesin vetë personat me aftësi të kufizuara se cka bëjnë ata, “se mos po e bëj pyetjen mire” ose “mos po ofendohet ai që e pyesim”. Mos e kini atë drojë! Më mirë është t’i pyetni sesa të paragjykoni, e paragjykimi juaj shpeshherë të dalë i gabuar.
Ose e dyta, njerëzit e kanë një mëshirë pa vend dhe të gabuar e cila është shumë e dëmshme për këta njerëz. Mëshira është një cilësi e mrekullueshme e një personi, por kur përdoret në vend jo të mirë ajo është e dëmshme.
Për shembull, kur një mjek ka për ta bërë një fëmijë operacion thotë “Jo nuk muj se është i vogël”. Jo more, bëjë operacion se ka dobi ai prej kësaj pune! Ose arsmitari/mësuesi kur thotë “nuk po e ngeli këtë nxënës sepse po më dhimet”. Jo, jo! Ti ngele. Ai vitin tjetër do të jetë më i motivuar të mësojë sepse i di pasojat. Njëjtë edhe kur ndonjë punëdhënës e merr ndonjë person me aftësi të kufizuar në punë, me motivin “hajt ta hjekim pak prej shpije”. As kështu jo. Mos më merr ti mua në punë për gjynah. Ne kemi dinjitet! Ne kemi kryer shkollë dhe kemi profesione të ndryshme! Fundja, ne jemi të kënaqur me caktimin e Zotit. Ata që janë besimtarë janë të kënaqur me caktimin e tij dhe atë cka e kanë e shfrytëzojnë dhe e falënderojnë! Por për atë që nuk e kanë, nuk gajlohen fare për të. Dhe, duke u nisur nga një fjalë e cila thotë “Mos ma nxin peshkun e gatshëm, por m’somë qysh me e nxanë unë atë”, ne e kemi fituar një pavarësi nga njerëzit dhe e jetojmë jetën me këto mundësi që i kemi.
Dhe, duke i parë mundësitë tona dhe duke e jetuar këtë jetë, unë kam arritur disa suksese të cilat pak nga to do t’i përmendi me shpresë që do të shërbejë si një motivim shtesë për ju.
Prej sukseseve të mia më të mëdhaja është se unë janë Drejtor për Kulturë Rini e Sport në Shoqatën e të Verbërve në Mitrovicë, ku aty i kemi 495 anëtarë të regjistruar nga tri komuna të ndryshme: Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri. Por kjo detyrë nuk më ka ardhur rastësisht. Kjo detyrë më ka ardhur sepse unë jam shumë i suksesshëm në sport, vecanërisht në një sport të quajtur Goalball, që është sport për të verbër. Në cdo finale të këtij kompeticioni, ku herë kam humbur dhe kam fituar, jam shpallur gjithnjë lojtari më i mirë i turneut.
Përvec në arenën vendore, unë jam i suksesshëm edhe në arenën ndërkombëtare. Jam i vetmi sportist në këtë kompeticion (Goalball) që e kam sjellë në medalje nga jashtë, ku në vitin 2015 në Malmo të Suedisë kam arritur të shpallem golashënuesi më i mirë i turneut, me 33 gola të realizuara në pesë ndeshje. Përvec në sport, i suksesshëm kam dalë edhe në fusha të tjera, duke fituar edhe në shumë gara, si ajo e leximit e organizuar nga Biblioteka e të Verbërve në Prishtinë.
Jam njëri ndër të paktit që jam i certifikuar nga ambasada xeke për të mbajtur mësim në alfabetin e Brajllit, apo thënë ndryshe trajner i Brajllit, pë rata që duan ta mësojnë këtë alfabet.
Dikush mund të thotë “ky koka i mirë vec në fushën e vet, po cka ka ba ky për komplet komunitetin”. Po e përmendi vetëm një rast të fundit. Jam i rregullt në trajnimet e organizatës USAID, ku përmes projektit “Up to you” kemi organizuar shumë hulumtime dhe projekte të ndryshme të cilat janë në dobi të krejt shoqërisë dhe jo vetëm të një kategorie.
Pra, unë këto suksese, që për mua janë shumë domethënëse i përmenda jo për t’u lavduar, por që ju të motivoheni dhe të mos ju ndalojë ndonjë pengesë, të socializoheni me njerëz dhe të punoni punë të ndryshme.
Fundja jeta është e shkurtër. Ta jetoni me vetmi dhe mërzi nuk ia vlen, andaj për fund po ua jap një këshillë të cilën unë nuk e harroj kurrë dhe lus që as ju të mos e harroni: Ti nuk je krijuar për të bërë gjithcka. Ti je krijuar të bësh dicka!
*Shqipëron Kuliqi po ashtu është në vitin e tretë në Departamentin e Gazetarisë në vitin e tretë në Universitetin e Prishtinës