Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Mite mbi terapinë

Nëse me terapi psikologjike, ju mendoni që duhet të shtriheni e t’ia rrefeni psikologut të gjitha kujtimet nga fëmijëria, kjo nuk është e vertëtë! Terapistët e jetës së vërtetë, ndryshojnë shumë nga ata që i shohim në filma. Ndonëse, diskutimi për të kaluarën mund të jetë ndihmues, shumica e terapistëve fokusohen në zgjidhjen e problemeve të së tashmes dhe të ardhmes.

Sipas psikologes, Parida Khatri, terapia siguron mjete për zgjidhjen e problemeve – këto mjete mund të jenë shkathtësitë në një lidhje, menaxhimi i zemërimit apo edhe kontrollimi i mendimeve dhe veprimeve.

“Nuk ke nevojë të flasësh vetëm për të kaluarën. Mund të fokusohesh në të tashmen dhe në probleme specifike”, shprehet Khatri.

Një mit tjetër për terapinë është që terapi bëjnë vetëm personat me probleme mentale. Kjo nuk qëndron, pasi nuk duhet të jesh i sëmurë mental, që të përfitosh nga terapia. Madje, terapia nuk është as shenjë e dobësisë. Përkundrazi, është shenjë e fuqisë. Kur ndjen që jeta po të ikën nga duart, terapia është mënyra më e mirë për ta marr jetën nën kontroll.

Miti tjetër për terapi, është që zgjatë përjetësisht. Edhe ky mit rrjedh pikërisht nga kinematografia. Është e vërtetë, që disa persona kanë nevojë për terapi më të gjatë, por  tek personat e tjerë nevojitën vetëm disa javë apo muaj terapi./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë