Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Mishi i kuq lidhet me rritjen e rrezikut të diabetit të tipit 2

Konsumimi i mishit të kuq dhe mishit të përpunuar mund të rrisë rrezikun për të zhvilluar diabetin e tipit 2, zbulon një studim i ri.

Ngrënia e rregullt e 50 gramë mish të përpunuar në ditë – ekuivalente me dy feta proshutë – rrit me 15% rrezikun e një personi për të zhvilluar diabetin e tipit 2 brenda 10 vjetëve të ardhshme, treguan rezultatet.

Po kështu, ngrënia e 100 gramë të mishit të kuq të papërpunuar çdo ditë – për shembull një biftek i vogël – lidhej me një rrezik 10% më të lartë të diabetit të tipit 2.

“Hulumtimi ynë ofron provat më gjithëpërfshirëse deri më tani të një lidhjeje midis ngrënies së mishit të përpunuar dhe mishit të kuq të papërpunuar dhe një rreziku më të lartë në të ardhmen për diabetin e tipit 2”, tha studiuesja Nita Forouhi, drejtuese e programit në epidemiologjinë ushqimore me Universitetin e Kembrixhit.

Për studimin, hulumtuesit analizuan të dhëna të grumbulluara për gati 2 milionë njerëz që morën pjesë në 31 studime të ndryshme në 20 vende.

Studimi zbuloi gjithashtu një rritje prej 8% të rrezikut të diabetit tek njerëzit që hanin rregullisht shpendë si pulë, gjeldeti ose rosa.

Megjithatë, kjo lidhje u bë më e dobët pasi më shumë faktorë u morën parasysh, ndërsa lidhjet midis diabetit dhe mishit të kuq ose të papërpunuar vazhduan, thanë studiuesit.

Studimi “mbështet rekomandimet për të kufizuar konsumin e mishit të përpunuar dhe mishit të kuq të papërpunuar për të reduktuar rastet e diabetit të tipit 2 në popullatë”, tha Forouhi në njoftim.

“Teksa gjetjet tona ofrojnë dëshmi më gjithëpërfshirëse mbi lidhjen midis konsumit të shpendëve dhe diabetit të tipit 2 sesa ishte e disponueshme më parë, lidhja mbetet e pasigurt dhe duhet të hetohet më tej”, shtoi Forouhi.

Studimi i ri u publikua në revistën The Lancet Diabetes and Endocrinology.

Youtube

Arkiva

Kategoritë