Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, përmes një statusi në Facebook ka bërë me dije që gjatë ditës së sotme është takuar me akterë të ndryshém institucional, në mënyrë që të ketë rezultate sa më pozitive në ekonomi.
“Të nderuar qytetarë,
Me qëllim të zbatimit efikas të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike – Covid-19, i cili u miratua në Kuvendin e Republikës së Kosovës me datën 04.12.2020 sot jemi takuar me
-Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive,
- Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, dhe
- ATK-në;
Kemi komunikuar poashtu me përfaqësuesit e
-Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, dhe
-Bankën Qëndrore të Kosovës.
Po punojmë intensivisht me të gjitha institucionet relevante në mënyrë që përmes zbatimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike – Covid-19, të arrihen rezultate pozitive në fuqizimin e ekonomisë dhe përmirësimit të jetës së qytatarëve të Republikës së Kosovës” ka shkruar Bajrami në Facebook.