Shkruar nga: Shkendije Dobruna – Dermatologe
Konsiderohet se lëkura fillon të plaket që nga mosha 25 vjeçare, prandaj që në këtë moshë duhet të fillohet me mirëmbajtje të duhur dhe me tretmanë dermatologjike sikur pilingjet kemikale, hydropelingjet dhe mikrodermabrazione.
Pilingjetkemikale e bëjnë lëkurën më të freskët dhe më të ndritshme që arrihet për shkak të ushqyeshmërisë më të mirë dhe tonizimit që arrihet me këtë metode.
Mikrodermabrazioni dhe Hydropeel ipërshtatet të gjithë llojeve të lëkurës e sidomos u përshtatet atyre që donë të zbusin njollat, rrudhat, të unifikojnë tenin e lëkurës, të përmirësojnë gjendjen e lëkurës së ashpër e pa shkëlqim. Hydropeel është tretman ideal për persona me lëkurë problematike me tendence për akne, me pore të zgjeruara dhe shenja të vogla. Po ashtu tretmanet e pastrimit profesional ndihmojnë që edhe një lëkurë plotësisht normale të ruaj freskinë e saj për kohë të gjatë.
Nëse keni 30-40 vjet, atëherë shenjat e para të moshës vërehen rreth syve, mes vetullave dhe rrudhat rreth gojës (nasolabiale). E gjitha ndodhë për shkak të humbjes së kolagjenit. Konsiderohet të humbet 3-4 ml kolagjen në vit në këtë periudhë. Për të përmirësuar këto probleme, ndihmon: Dermapeni, Plazma autologe, Botoxi dhe Fillerat, ndërsa për freski aplikohet Mezoterapia dhe Pilingjet.
Dermapen dhe PlazmaAutologe janë metodat e stimulimit kundër plakjes që ndihmon në prodhimin e kolagjenit vetanak, që ndihmon në mbushjen e lëkurës, zbutjen e shenjave, njollave dhe rrudhave të vogla.
Rrudhat mes vetullave bëhen për shkak të mimikës, prandaj dhe preferohet përdorimi i Botoxit për të zbutur këtë mimikë. Metoda është shumë e lehtë , e shpejtë dhe e sigurt. Mbushja e rrudhave, lugut nazolabial është një ndër metodat më të popullarizuara në mjekësin estetike meqenëse është e thjeshtë dhe efikase dhe me afat të zgjatur. Kolagjeni vital mund të injektohet edhe në lëkurë që t’ia kthej rininë aty për aty.
Mesoterapia si metodë e injektimit të vitaminave, mineraleve dhe stimuluesve mund të aplikohet pa marrë parasysh nga mosha që nga modelet e reja e deri tek moshat mbi 65 vjeç. Kjo është një metodë e fuqishme që i mundëson dermatologut që të trajtojë çdo pacient varësisht nga problemi dhe nevoja duke bërë kombinime të nevojshme të substancave ushqyese, hijaluron, vitamina, aminoacide, mikroelemente.
Moshat 40-50 Ne këtë moshë bëhen të dukshme( evidente) rrudhat në ballë, në mes vetullave dhe rreth syve, pastaj shprehen linjat marionete ( rënie e skajit , këndit të buzës së poshtme) dhe thellohet lugu nazolabial ( nga hunda deri tek buzët). Nëse deri në këtë moshë nuk është intervenuar asnjëherë atëherë përdorimi i fillerit ( kolagjen- ac hyalurinik) botoxit, laserit dhe peelingut kemikal që përmirson tenin e lëkurës së fytyrës. Në këtë moshë është ideale të fillohet me përdorimin e fijeve ( threads) të cilat e përmirësojnë tonusin e lëkurës dhe e ndërpresin rënien e mëtutjeshme të saj. Rreth këtyre fijeve prodhohet dhe krijohet kolagjeni i ri 2 muaj pas vendosjes se tyre. Ky kolagjen qëndron – persiston edhe pas resorbimit të fijës duke lënë kolagjenin e prodhuar të qëndroj edhe një kohë.
Efekti i tij është momental dhe qëndron deri ne 1 apo edhe 2 vite, pas së cilës kohë duhet të përsëritet tretmani. Thelbii këtij tretmani është një lifting i pjesës së sipërme të mesme dhe asaj të poshtme të fytyrës. Me këtë metode zgjidhet problem i lugjeve nasolabiale ,rrethit të syve, mollzave, rënies së mjekrës, qafës si dhe është shumë interesant veprimi dhe korigjimi i rrudhave horizontale të ballit me çrast përmes një procedure 30 minutëshe zgjidhet problemi për një kohë relativisht të gjatë deri ne 2 vite.
Te moshat mbi 50 vjeç shpejtohet mplakja e lëkurës për shkak të menopauses. Në këto mosha është humbe rreth 45 ml kolagjen. Shtuar kësaj edhe humbjen e tonusit me manifestim të rrudhave të vogla në gjithë fytyrën dhe rreth te buzëve. Rrudhat rreth buzëve shprehen në formë të vijave të holla deri sa skajet e buzëve lëshohen duke dhënë një pamje të mërzitur. Në mënyrë që të arrihet efektii ripërtrirjes dhe pamjes së një fytyre më të re dhe më të freskët, mund të përdoret filleri- kolagjeni në formë injektimeve , botoksi, plazma vetanake, mezofijet, mezoterapia. Por efektin maksimal mund ta arrij injektimi i kolagjenit me qëllim të kthimit të volumit të humbur nga fytyra. Në duart e Dermatologut me përvoje kjo mund të arrihet shumë lehtë dhe në menyrë gati të padhimbshme. Pjesa më e rëndësishme e gjithë tretmanit është vlerësimi adekuat dhe planifikimi i drejtë i tretamaneve që të arrihet efekti më i mirë dhe rezultatet më të mira. Nëse rrudhat nasolabiale janë të shprehura atëherë një rritje e vëllimit të molëzave mund ti redukoj ato deri në 60 %, Nëse janë zhvilluar hijet dhe thellimet rreth syve, linjat marionette, molëzat e varrura, kompenzohet humbja e volumit të pjesës së mesme të fytyrës , me injektim në mollëza, mjekër faqe dhe linjën e nofullës. Si rezultat arrihet një fytyrë e freskët me kontura të korigjuara dhe me pamje shumë më të re. /Familja Jone