Blerja e një parfumi të shtrenjtë, nuk do të thotë që aroma do të zgjasë. Ideja është që të dini mënyrën se si të përdorni një parfum.
Janë disa rregulla gjenerale që lidhen me përdorimin e parfumeve, në mënyrë që aroma e tyre të zgjasin.
Nuk duhet përzier aromat – kur përdorni shumë tipe të aromatizuezve (deodorant e krem trupi), duhet të keni në konsideratë që të blini të tilla produkte që kombinohen me njëra – tjetrën. Nuk duhet të vendosni parfume që kanë përbërës të ndryshëm.
Cdo parfum ka kohën e tij – pra nuk duhet të përdorni një parfum me aromë të rëndë, gjatë ditëve të nxehta të verës. është tejet e rëndësishme të dihet koha kur ta përdroni parfumin. Duhet që gjatë ditëve të përdorni parfume me aromë më të lehtë.
Hidhni parfum në lëkurë – sipas ekspertëve rrobat nuk duhet përlyer me parfum pasi ai duhet të aplikohet në lëkurë. /Familja Jone